Vllaznia për fitore me Erzenin / Osmani: Udhëtojmë për tre pikë, Hakaj do të luajë
Java e 20-të e kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Pas dy ndeshjeve të para të së premtes, në program janë edhe tre duelet e tjera për të shtunën, mes të cilave edhe ai Erzeni-Vllaznia. Në konferencën e shtypit dhënë paraditen e së premtes, trajneri kuqebu Qatip Osmani, theksoi se Vllaznia udhëton për tre pikë në këtë transfertë.
Në këtë ndeshje mungon Krymi, i skualifikuar me katër kartonë të verdhë, ndërkohë që pozitive është rikthimi i Ersin Hakaj, për të cilin drejtuesit e klubit kanë shlyer gjobën për mëngjërashin e prapavijës duke mundësuar aktivizimin e tij.
Lajm i mirë është edhe pista e merkatos kuqeblu për ish-kampionin e botës, Shkodran Mustafi, gjë të cilën e rikonfirmon trajneri Osmani.
Ndeshja, Erzeni-Vllaznia, luhet të shtunën në stadiumin e Rrogozhinës “Demrozi” duke filluar nga ora 13:30.