Vllaznia për kualifikim me Erzenin, portieri Mehidri beson në kualifikimin e kuqebluve

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë do të njohë këtë mesjavë katër ekipet gjysëmfinaliste, të cilat do të dalin nga ballafaqimet e kthimit të turit çerekfinal Egnatia-Laçi, Partizani-Kukësi, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni. Sipas progranit të hartuar nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, çifti Vllaznia-Erzeni është dueli i fundit që mbyll turin çerekfinal. Me fitoren e ndeshjes së parë në Shijak, 2-1, Erzeni duket më i favorizuar për t’u kualifikuar, por ndryshe mendojnë në kampin kuqeblu, objektivi i të cilëve është jo vetëm për  të shkuar në gjysëmfinale, por edhe për të fituar trofeun. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe portjeri Jurgen Mehidri, i cili ishte i përzgjedhuri i klubit kuqeblu për të folur në këtë pragndeshje.

Në vijim, Mehidri flet edhe per aspektin personal, ku pas dëmtimit të portjerit të parë Kristi Qarri po bën paraqitje të mira në formacionin kuqeblu.

Në mbyllje, gardiani kuqeblu, flet edhe për tifozërinë duke shpresuar që ashtu si me Tiranën ta mbushin përsëri stadiumin “Loro Boriçi” në mbështetje të Vllanzisë.

Ndeshja e dytë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Erzeni, luhet pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.