Categories: SportFutbollVllaznia

Vllaznia përgatitet për Dinamon/ Kuqeblutë me shumë mungesa për javën e 7-të të Superligës

Vllaznia do të zhvillojë ditën e hënë takimin e javës së shtatë të kampionatit. Ajo do të përballet me Dinamon. Mirëpo, përtej rezultatit të arritur ndaj Egnatias, kuqeblutë e teknikut Memelli do të kenë në këtë përballje edhe një tjetër mungesë. Mbrojtësi Dragoshi, që u ndëshkua me kartonin e kuq, nuk do të jetë pjesë e takimit me Dinamon. Ai i shtohet listës së gjatë të futbollistëve që janë të dëmtuar. Portieri Kristi Qarri mund të mungojë për një periudhë afro 2 apo 3-javore në formacionin kuqeblu. Ndërsa janë edhe plot 5 futbollistë që kanë përfunduar në infermieri. Hakaj, Spahija dhe Bruno Gomes ndodhen prej ditësh të dëmtuar, teksa pas sfidës me Teutën është shtuar edhe Asani. Por para kësaj sfide u është shtuar edhe mbrojtësi i majtë Smajli. Makthi më i madh i kuqebluve në këtë sezon janë dëmtimet, që ndikojnë edhe në performancën e skuadrës. Memellit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë që lojtarët të rikthehen sa më shpejt në fushë e lojës për të dhënë kontributin e tyre në skuadër. Hakaj ka një tërheqje në kofshën e këmbës së majtë. Po ashtu një tërheqje në këmbën e djathtë ka edhe Spahija me tërheqjen që ka pasuar dhe që do të qëndrojë për më shumë se dy muaj jashtë stërvitjes. Po ashtu braziliani Bruno, që kishte probleme fizike në momentin e ardhjes, duket se nuk e ka përballuar ngarkesën stërvitore. Shqetësimi i tij duket më i lehti për momentin, por edhe për këtë përballje ai do të jetë jashtë fushave të blerta. Ndërsa një tjetër lojtar që u dëmtua dhe po shihet me shumë vëmendje rikthimi i tij është edhe mbrojtësi i majtë Xhelil Asani. Po ashtu në prag të takimit me Egnatian ndjeu shumë shqetësime rrëzë kofshës edhe Smajli, duke bërë që Vllaznia të jetë deficitare në prapavijë. Pavarësisht shqetësimeve të shfaqura, Alivoda duket se do jetë pjesë e ekipit në përgatitjet për përballjen ndaj Dinamos. Nga ana tjetër, rikthimi i Juriçit duket se krijon një stabilitet në qendrën e mbrojtjes, pavarësisht se nga krahët Vllaznia tani mbetet totalisht e zbrazët. Mesa duket ky start i kampionatit nuk është në favor të teknikut Memelli për sa u përket lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

7 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

7 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

7 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

7 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

7 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

7 hours ago

This website uses cookies.