Java e 27-të e Superiores në futboll do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën. Në pritje të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, Vllaznia ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për t’u përgatitur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që do të luajë pasditen e së hënës në tranfertën korçare me Skënderbeun. Një gjë e tillë është vendosur nga ana e presidentit Alban Xhaferi, me qëllim që skuadra kuqeblu të jetë sa më e qetë dhe komode në prag të kësaj sfide kaq të rëndësishme. Seanca e fundit në Shkodër ka qënë paraditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi”, dhe më pas skuadra ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku do të kalohet edhe nata e së shtunës. E diela, një ditë para ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, ka në program zhvillimin e seancës stërvitore në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, që edhe e fundit përpara sfidës me korçarët. Përgjithësisht, skuadra është e kompletuar me të gjithë titullarët, por ajo ë shqetgëson është sektori i portës. Dy përballjet e Kupës së Shqipërisë me Erzenin e Shijakut për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë kanë rezoltuar fatale për dy portjerët e Vllaznisë. Fillimisht, në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur në stadiumin e Rrogozhinës “Arena Egnatia” u dëmtua portjeri i parë Kristi Qarri, vendin e të cilit për ndeshjet në vazhdim të kampionatit e zuri Jurgen Mehidri. Por, pikërisht në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës të pasdyjash me Erzenin në “Loro Boriçi”, dëmtohet edhe Mehidri, duke u zëvëndësuar në fund nga portjeri rezerve, 18 vjeçari Aron Jukaj. Ndërkohë që dy tituillarët Qarri dhe Mëhidri janë në infermieri nën kujdesin e stafit mjekësor kuqeblu, përqëndrimi i trajnerit të portjerëve Ideal Lekiqi është fokusuar tek dy portjerët e rinj të Akademisë Vllaznia, Aron Jukaj dhe Fabian Lekaj, ku 18 vjeçari Jukaj është projektuar titullar për ndeshjen e së hënës ndaj Skënderbeut, ndërkohë që me skuadrën në këtë transfertë do të jetë edhe 17 vjeçari Fabian Lekaj, i gatshëm për çdo moment, t’i shërbejë skuadrës nëse do të jetë nevoja.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.