Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia përgatitet për Skënderbeun / Rikthehet Hakaj, por mungojnë me kartona, dyshja Krymi-Smajli

Periudha e ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtares kuqezi, Vllaznia po i  shfrytëzon për përgatitje intensive pasi fundjavën e ardhshme mbyll fazën e parë me një ndeshje kundër Skënderbeut më 22 tetor në stadiumin e Korçës. Humbja ndaj Tiranës, por edhe ecuria jo e mirë në tërësi e skuadrës në këtë fillim të kampionatit, ka shqetësuar jo pak drejtuesit. Tashmë rreth kuqebluve presioni sa vjen dhe shtohet, ndërsa ndryshimet në formacion duken të pashmangshme në sfidën e radhës. Trajneri Migen Memelli e paralajmëroi një gjë të tillë, ndërsa veçanërisht kritikat shkuan për sulmuesit e krahut, por edhe mbrojtësit. Gjasat janë që Ildi Gruda dhe Mehdi Çoba të ulen në stol pas paraqitjeve të fundit. Kritikat mësë shumti kanë qenë për Çobën, i cili nuk zgjidhi si duhet një aksion në sekondat e fundit, që për fat të keq u kthye më pas në kundërsulm për Tiranën dhe gol nga Florent Hasani. Gjithsesi, lëvizjet në formacion nuk janë thjesht për të dhënë një sinjal për disa lojtarë që kanë qenë larg pritshmërive, por edhe të detyruara. Për shkak të kartonëve të verdhë dhe të kuq, Memelli nuk do të ketë në dispozicion ndaj Skënderbeut dy titullar fiks si mesfushorin Ardit Krymi dhe mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli. Në këto kushte, hallet shtohen duke pasur parasysh edhe dëmtimet e shumta që ka pasur skuadra këtë periudhë. Mungesa të sigurta do të vijojnë të jenë edhe mbrojtësit Xhelil Asani dhe Flori Spahija, por gjithashtu sulmuesi brazilian, Bruno Gomesh, i cili ende mbetet jashtë grupit për shkak dëmtimi. Ky i fundit ka nisur me vrapime të lehta nën kujdesin e përgatitësit atletik, por rikthimi me grupin do të kërkojë kohë për Gomesin. Memelli kërkon një skuadër më agresive dhe ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut është një provë karakteri që duhet kaluar me sukses. Në rast të një tjetër humbjeje, situata mund të përshkallëzohet, me drejtuesit që presin reagim të shpejtë nga stafi dhe ekipi. Ndërkohë, në ditët e ardhshme do të zhvillohet edhe një analizë e hollësishme me ekipin, ku do të marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të klubit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

3 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

4 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

4 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

4 hours ago

This website uses cookies.