Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia projekton formacionin anti-Valur, përpos Grudës, mungojnë edhe Deliu me kartonë dhe Bajrami i dëmtuar

Pasditen e së mërkurës, Vllaznia ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, seancën e fundit anti-Valur, e vlefshmë për UEFA Conferencë League. Një seancë, të cilën e ndoqi nga afër edhe presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, ndërkohë që pati momente të takohej prej së afërmi me stafin teknik, drejtorin sportiv dhe futbollistët. E ndarë në dy grupe, tekniku i parë Thomas Brdariç në njërën anë me futbollistët e projektuar të luajnë në formacion nga minuta e parë, si dhe në anën tjetër dy ndihmësit e tij, Sinani dhe Borshi me pjesën tjetër të skuadrës, kuqeblutë konsumuan rreth 60-të minuta me ushtrime të përgjithshme. Në radhët e kuqebluve janë të konfirmuar tre mungesa serioze, duke nisur nga Gruda që vazhdon të vuajë prej kohësh dëmtimin e tij, Deliu i skualifikuar me karton të kuq nga ndeshja e parë në Islandë dhe Bajrami, të cilin ndeshja e parë në transfertë e ka lënë me pasoja dëmtimi. Me aq sa u pa në fushën stërvitore, për dy mungesat e fundit, Deliun dhe Bajramin, Brdariç ka menduar t’i zëvendësojë me Alivodën dhe brazilianin Jago. Ndërkohë, pjesa tjetër e formacionit është ajo që u aktivizua në ndeshjen e parë të luajtur në Rejkjavik. Menjëherë pas përfundimit të seancës së djeshme, skuadra kuqeblu ka lënë qytetin e Shkodrës duke u grumbulluar në një nga hotelet në periferi, ku do të qëndrojë deri rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Nga sa mësohet, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për të motivuar skuadrën drejt kualifikimit ka vendosur një premio të konsiderueshme për fitoren e ndeshjes së sotme. Ndeshja, Vllaznia-Valur luhet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:30 dhe do të transmetohet nga TVSH  dhe RTSH Shkodra.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.