vllaznia 23
Vllaznia ka lënë pas humbjen me Laçin dhe kthehet te fitorja. Këtë e ka bërë mbrëmjen e së shtunës teksa mundi Teutën me rezultatin 2 me 0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së pesëtë të Kategorisë Superiore nisi me gol, kur që në minutën e 15-të është kapiteni Bekim Balaj që shënon me kokë pas një harkimi të Malës nga goditja e këndit. Teuta reagon pas pësimit të golit duke vënë në provë serioze portjerin Qarri, i cili tregohet i saktë me grushtimet e tij duke ruajtur të paprekur rrjetën e tij. Tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë, arbitri kryesor Juxhin Xhaja vërshëllen për penallti pas prekjes së topit më dorë nga mbrojtësi durrsak Jazxhi. Kapiteni Balaj tregohet i saktë në ekzekutim dhe 2 me 0 për Vllazninë. Pjesa e dytë ishte përsëri nën administrimin e kuqebluve përballë një Teute pa grint dhe pa reagimin e duhur. 11 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë përveç një kartoni të kuq të portierit Endri Dema për prekje të topit me dorë jashtë zonës. Pas ndeshjes kanë ardhur prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Migen Memelli i Vllaznisë, italiani Diego Longo i Teutës, si dhe lojtarit të ndeshjes, autorit të dygolëshit, kapitenit kuqeblu, Bekim Balaj.
Me këtë 3 pikësh, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 8 pikë, teksa Teuta mbetet në vendin e tetë me 4 pikë.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.