Vllaznia sfidon Egnatian në gjysëmfinale, shorti vuri përballë në çiftin tjetër Partizanin me Skënderbeun
Në ambientet e FSHF-së u hodh shorti për finalet e “Final – Four”. Kështu u mësuan edhe çiftet dhe oraret kur do të sfidohen mes tyre.
Goglat thanë fjalën e tyre. Egnatia do të sfidohet nga Vllaznia, më 19 maj, ndërsa Partizani u shortua me Skënderbeun dhe sfida mes tyre do të zhvillohet më 17 maj.
Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit ishin presidenti i FSHF-së Armand Duka, si dhe përfaqësuesit e 4 klubeve të renditura në top-4. Tashmë të 4 ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për titullin kampion.
Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj mes Partizanit dhe Skënderbeut, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Vllanise në po të njëjtën orë më 19 maj.
Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.
Kujtojmë se janë ndeshje me një takim dhe gjithçka do të vendoset në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion, ndërsa në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.