Vllaznia sfidon Egnatian, trajneri Brdaric: Do të tregojmë veten përballë kampionëve

Java e katërt e Abissnet Superiores kulmon me ndeshjen Vllaznia-Egnatia. Shkodranët me shumë mungesa në formacion do të mundohen të bëjnë një ndeshje të përballë publikut të vet si dhe të marrin maksimumin nga kjo sfidë.

Vllaznia-Egnatia është edhe ndeshja kryesore e javës së katërt të Abissnet Superiores. Shkodranët do të vuajnë mungesën e shumë lojtarëve të formacionit kryesor në përballjen ndaj kampionëve të Shqipërisë. Por trajneri Tomas Bërdariç thekson se do të bëjnë gjithçka për ta përballuar me sukses këtë sfidë.

 

Me Egnatian eshtë një ndeshje e madhe. Do të mundohemi të japim maksimumim në këtë përballje. Do të shohim se cilët lojtarë do të kemi të gatshëm. Sepse siç e dini kemi shumë futbollistë të dëmtuar, të ndëshkuar me kartona si dhe disa të sëmurë me grip. Egnatia nuk është kundërshtar i lehtë por do të mundohemi t’i përballojnë me sukses”, thekson Bërdariç.

Brdaric ka mungesa të theksuara sidomos në repartin e mbrojtjes.

Nuk është koha për t’u ankuar, por do të mundohemi të bëjmë një formacion sa më të denjë për të luajtur kundër Egnatias. Në repartin ofensiv na mungojnë Gruda, Kahrimanovic e Deliu. Do të mundohemi të bëjmë një formacion me lojtarët e duhur për t’u përballur denjësisht me Egnatian, pasi ata do të vijnë me formacionin e plotë. Jemi në rrugën e duhur dhe bashkë me ndihmën e tifozëve do të arrijmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Koha e pushimit na ka shërbyer për t’u përgatitur sa më mirë. Kemi zhvilluar edhe miqësore ku kemi aktivizuar edhe lojtarët e rinj. Do të shohim në varësi të rezultatit në ndeshjen me Egnatian, nëse do të ketë mundësi për t’i aktivizuar edhe ata. Duhet të jemi të kujdesshëm” , shprehet Bërdariç .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.