Vllaznia “shpartallon” Skënderbeun / Kuqeblutë e mbyllin vitin 2023 në vendin e tretë
Kjo është atmosfera që skuadra kuqeblu pati në mbyllje të ndeshjes duke festuar me grupimin e tifozëve “Vllaznit Ultras”, fitoren e merituar ndaj Skënderbeut me rezultatin, 5 me 0. Në këtë mënyrë, Vllaznia i ka bërë një mbyllje spektakolare vitit 2023, duke rikthyer entuziasmin në kampin kuqeblu. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, shpartalluan në të gjitha drejtimet ekipin korçar, jo vetëm me pesë golat e shënuar në portën mike, por edhe me lojë. Ildi Gruda ishte “heroi” i kësaj ndeshje duke shënuar tre gola, më pas një gol i katërt me kapitenin Bakim Balaj, ndërkohë që i pesti ishte autogol i Frashërit shënuar në portën e tij korçare.
Me këtë fitore, Vllaznia i bën nje supermbyllje fazës të parë ku mban vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e gjashtë me 22 pikë. Duke qëndruar sërishmi tek Vllaznia, festa e fitores me Skënderbun, me ftesën e krebashkiakut Benet Beci u zhvendos në pedonalen e qytetit të Shkodrës