Vllaznia-Skënderbeu, të premten, ora 19:00, luhet për vendin e tretë të “Final 4”. Interesim i pakët nga tifozëria

Vllaznia dhe Skënderbeu, dështuan për t’u kualifikuar në finalen e madhe për titullin kampion. Shkodranët u eliminuan nga Egnatia pas barazimit pa gola, ndërsa korçarët, u mposhtën minimalisht nga Partizani. Tashmë që kanë dalë nga gara për titull, Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen mes tyre në finalen e vogël, për vendin e tretë në “Final Four”. Dy skuadrat në fjalë u ndeshën edhe në javën e fundit të fazës së katërt të kampionatit të Superiores, takim ky i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës  dhe i fituar nga skuadra korçare me rezultatin 1 me 5. Por, për këtë sfidë, gjërat do të jenë ndryshe, ndaj gjatë prononcimit të tij pas barazimit me Egnatian, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç foli edhe për ballafaqimin e së premtes me Skënderbeun duke kërkuar nga skuadra e tij ta fitojë këtë ndeshje në mënyrë që ajo të renditet në vendin e tretë. Ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu, do të luhet të premten më datë 24 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa është përcaktuar edhe ndarja e tribunave. Në këtë sfidë tifozët e Skënderbeut do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Kjo është një proçedurë e zakonshme e organizatorëve të aktivitetit, sektorit të garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por nga ana tjetër, pas eleminimit me Egnatian, konstatohet se ka një interesim krejt të pakët, për të mos thënë zero nga ana e tifozëve kuqeblu për ta ndjekur prej së afërmi këtë ndeshje, gjë e cila duket se është edhe në kampin korçar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.