Lajme

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së javës së gjashtë të kategorisë Abissnet Superiore, ku përballë do të ketë skuadrën ballshiote, Bylis. Një miqësore që në fakt, tekniku Brdariç e ka kthyer në modë që ta zhvillojë në mesjavë me skuadrat e kategorive më të ulta të futbollit shqiptar, ku shpesh herë është zgjedhur edhe skuadra e Vllaznisë U21. Qëllimi i këtyre miqësoreve për stafin teknik kuqeblu është mbajtja e skuadrës në tonus, ku vemendja më e madhe është për elementin e stolit që konsumon pak minuta në fushën e lojës për ndeshjet zyrtare.

 Pjesë e kësaj miqësoreje ka qënë edhe futbollisti afrikan  Edlin Randy Essang Matouti, me të cilin Klubi i Futbollit Vllaznia kanë firmosur një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që pas prezantimit të parë në miqësoren me ekipin ulqinak Otrant të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, minutat e para zyrtare i mori në sfidën zyrtare të javës së pestë të Abissnet Supëeriore ndaj Teutës së Durrësit ku edhe shënoi një gol, por që sistemi VAR e anuloi për prekje me dorë gjatë aksionit. Edhe në miqësoren e djeshme përballë Tërbunit të Pukës, afrikani Essang Matouti, paraqiti një formë shumë të mirë sportive, ku jo vetem goli i shënuar që i dha fitoren Vllaznisë B me rezultatin 1 me 0, por edhe loja në përgjithësi e tij është vlerësuar nga trajneri Brdariç. Vlerësime në këtë miqësore nga stafi teknik morën edhe lojtarët e tjerë të stolit duke dhënë sinjale shumë pozitive për një kontigjent tashmë të përgatitur që është gati për çdo moment të vendimit të trajnerit për të qënë në fushën e lojës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.