Vllaznia-Teuta me ndeshje të pestë, basket meshkuj. Bekteshi: Fitojmë edhe në Durrës dhe shkojmë në finale

Ashtu siç pritej gjysmëfinalja e katërt në mes Vllaznisë dhe Teutës në basketboll për meshkuj e luajtur mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”  është shoqëruar me një luftë të fortë sportive ku nuk kanë munguar edhe emocionet, sidomos në fundin e krejt takimit ku Vllaznia, edhe pse gjatë ndeshjes ishte në avantazh deri me 15-të pikë diference, arrin të fitojë ndeshjen me vetem një pikë diference. Fitore e vuajtur por e merituar, të cilën e pranon edhe vetë trajneri Damian Bekteshi.

Pas barazimit 2 me 2 me ndeshje, për të përcaktuar finalistin e çiftit gjysmëfinal Vllaznia-Teuta, sfida e pestë do të luhet në Durrës, aty ku tekniku Bekteshi beson shumë se do të ketë mbështetjen e madhe të tifozërisë shkodrane.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale, Teuta-Vllazia, do të luhet ditën e dielë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit duke filluar nga ora 19:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.