Vllaznia-Tirana 3-1/ Flasin protagonistët e ndeshjes, Balaj, Juriç dhe Stojanoviç
Në fitoren e realizuar ndaj Tiranës me rezultatin 3 me 1, merita shkon për të gjithë skuadrën, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Por, padyshim që meritë të veçantë kanë edhe autorët e golave, kapiteni Bekim Balaj me dy të tillë dhe kroati Marko Juriç me një, si dhe serbi Millosh Stojanoviç, i spikatur në repartin e prapavijës. Një fitore kjo shumë e rëndësishme, e cila përpos të tjerave është shpërblyer nga presidenca kuqeblu me një premio të konsiderueshme.