Vllaznia- Tirana direkt në RTSH Shkodra / Zëvëndëstrajneri Dodani thirrje tifozëve për të mbushur “Qazim Dervishin”

vllaznia vajza

vllaznia vajza

Vllaznia-Tirana është ndeshja më e rëndësishme e javës së gjashtë e Superligës së volejbollit për femra. Dy skuadra që rivalizojnë për katërshen më të mirë finaliste të fazës Play-Off, dhe që rezultati i kësaj jave përcakton shumë në renditjen e tabelës së klasifikimit. Skuadra kuqeblu nën drejtimin e dyshes së trajnerëve, Nora Deda dhe Ardian Dodani po punojnë fort në seancat stërvitore të kësaj jave, në mënyrë që në përballjen e së shtunës, Vllaznia të marrë rezultat pozitiv. Teksa e vlerëson si ndeshje shumë të fortë, zv.trajneri Ardian Dodani, beson shumë tek mbështetja e lojtarit të shtatë, tifozërisë shkodrane.

Sipas teknikut Dodani, fitorja e javës së kaluar në transfertë me Teutën i ka dhënë më shumë moral skuadrës kuqeblu.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së volejbollit për femra do të transmetohet drejtpërdrejtë nga pallati i sportit “Qazim Dervishi” nga rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar, përfshirë edhe ekranin e RTSH Shkodra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.