Vllaznia U- 15 nënkampione e Shqipërisë, trajneri Denis Zmijani përcjell emocionet e suksesit
Ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia U-15, me trajner Denis Zmijanin, i ka bërë një mbyllje shumë të mirë kampionatit kombëtar të futbollit të kategorinë së Superligës së moshave duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë. Një sukses ky padyshim që tregon për punën cilësore që ka bërë me skuadrën trajneri Denis Zmijani së bashku me stafin e tij të bashkëpunëtorëve.
Ajo që vlen për t’u theksuar ka të bëjë me faktin se kjo skuadër, sezonin e kaluar zbriti nga kategoria Superiore dhe tashmë arrin të shpallet nënkampione e Shqipërisë në Superiore, duke pasur edhe paraqitjen nga gjithë ekipet e tjera të Akademisë Vllaznia për sezonin 2023-2024.
Pozitive për skuadrën e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani është se në gjirin e saj spikasin elemente shumë cilësor që premtojnë për të ardhmen e kalimit në skuadrën e parë.