Vllaznia U-20 kampione në atletikë, kryetrajneri Marashi bën bilancin e sukseseve të këtij sezoni

Kampionati Kombëtar i të rinjve, kategoria U20, i zhvilluar pasditen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena” evidentoi suksesin e radhës për atletikën shkodrane. Vllaznia e drejtuar nga  trajnerët Albert Marashi, Bruno Rotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj, ka korrur sukses të dyfishtë, duke fituar titullin kampion si ekip si dhe trofeun e sportistit më të mirë me atletin Erdi Duka.

Në vijim, kryetrajneri Marashi citon edhe disa më të spikaturit e ekipit kuqeblu.

Aktiviteti i radhës dhe më i rëndësishmi në rang kombëtar është Kampionati Kombëtar për të rritur, për të cilin kryetrajneri Marashi është optimist se edhe ai do të jetë pronë e Vllaznisë.

Ndërkohë, sa i përket garave ndërkombëtare, në vemendje janë konkurimet e kampionit dhe rekordmenit Franko Burraj, i cili synon pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.