Vllaznia U-20 kampione në atletikë, kryetrajneri Marashi bën bilancin e sukseseve të këtij sezoni
Kampionati Kombëtar i të rinjve, kategoria U20, i zhvilluar pasditen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena” evidentoi suksesin e radhës për atletikën shkodrane. Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj, ka korrur sukses të dyfishtë, duke fituar titullin kampion si ekip si dhe trofeun e sportistit më të mirë me atletin Erdi Duka.
Në vijim, kryetrajneri Marashi citon edhe disa më të spikaturit e ekipit kuqeblu.
Aktiviteti i radhës dhe më i rëndësishmi në rang kombëtar është Kampionati Kombëtar për të rritur, për të cilin kryetrajneri Marashi është optimist se edhe ai do të jetë pronë e Vllaznisë.
Ndërkohë, sa i përket garave ndërkombëtare, në vemendje janë konkurimet e kampionit dhe rekordmenit Franko Burraj, i cili synon pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore.