Categories: SportFutbollVllaznia

Vllaznia U-21 barazim me Bylisin/ Supergol i Deniljo Molecit, premton fitore javën e ardhshme

Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi ishte mysafire për javën e pestë të Superligës U21 në qytetin e Ballshit duke u ndeshur me ekipin kryesues të Bylis. Edhe pse me kontigjent jo të bollshëm, ku në mungesë të futbollistëve të ekipit të parë, tekniku Borshi u detyrua të hedhë në fushën e lojës edhe lojtarë 17 dhe 19 vjeçar, kuqeblutë ia dolën të frenonin ballshiotët në shtëpi. Vendasit, kaluan të parët në avantazh në minutën e 6, ndërkohë që në minutën e 80-të një gjuajtje spektakël nga 30 metra distancë nga Deniljo Moleci i jep barazimin Vllaznisë.Në aspektin personal, Moleci është i kënaqur me minutat që po merr nga trajneri Borshi, ndërsa premton se pas katër barazimeve, fitorja e parë për Vllazninë U21 do të vijë javën e ardhshme ndaj Korabit.Pas javës së pestë, tabelën e klasifikimit e kryeson Bylisi me 13 pikë, i ndjekur nga Tirana dhe Partizani nga 12 dhe 10 pikë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Bardh Spahia dërgohet për gjykim – SPAK: Nuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës

Gjykata e Posaçme ka pranuar ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për…

2 minutes ago

Rama: Durana Tech Park, një destinacion për talente dhe inovacion në Shqipëri

Durana Tech Park ka nisur zyrtarisht funksionimin me dorëzimin e certifikatave për rezidentët e tij…

21 minutes ago

Nations League: Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kroacisë, ka një ndryshim në listë

Kombëtarja e vajzave do të luajë të premten ndeshjen ndaj Kroacisë, e vlefshme për UEFA…

23 minutes ago

Rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare. HangArt, vatra më e re e kulturës në Kinostudio

Përmes një atmosfere të mbushur me emocione dhe kreativitet, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit…

29 minutes ago

Tërmeti në Mianmar, shkon në 2.800 numri i viktimave

Ka shkuar në 2.886 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit…

37 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, nis prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhësit jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhësit që jetojnë…

45 minutes ago