Vllaznia U-21 e nis me barazim kampionatin/ Trajneri Ergi Boshi i kënaqur me skuadrën, elementi i ri premton
Kampionati Kombëtar i Superligës në futboll për kategorinë Vllaznia U-21 ka luajtur këtë mesjavë ndeshjet e javës së parë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi ishin mysafir në kryeqytet duke u ndeshur me Partizanin, ndeshje kjo e mbyllur me rezultatin e barabartë, 1 me 1. Që të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Partizani që kaloi në avantazh me Bajraktarin në minutën e 78-të ndërkohë që pas shtatë minutash është sulmuesi kuqeblu Kevin Dodaj që barazon rezultatin.Për Borshin, elementi që ka në dispozicion premton për perspektiven e kalimit në ekipin e parë kuqeblu.Duke qënë pjesë edhe e stafit të ekipit të parë, Borshi, komenton humbjen e Vllaznisë me Egnatian.Sa i përket Vllaznisë U-21, për javën e dytë të kampionatit, ajo do të presë në shtëpi Kukësin.