Vllaznia U- 21 “furnizon” ekipin e parë – Aktivizimi tek kjo skuadër ka rezultuar pozitv për disa futbollistë

Vllaznia U2, krahas performancës së mirë që po tregon në kampionat po jep një kontribut edhe në mbështetje të ekipit të parë .
Trajneri i kësaj skuadre, Edmon Doçi tregon më tepër rreth ecurisë së kësaj skuadre.
Aktivizimi i lojtarëve, të cilët nuk kanë gjetur hapësira tek ekipi i pare, i ka shërbyer për t’u rritur në aspektin fizik dhe teknik, thekson Doçi
Sa i takon ecurisë në kampionat, ekipi U-21 i Vllaznisë është në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Bylis, me të cilin ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditjes, ndërkohë që në krye është Apolonia me 22 pikë.