Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia-Valur, jashtë fushës së blertë, islandezët po bëjnë të gjitha përpjekjet që ndeshja të mos luhet në Shkodër

Menjëherë pas ndeshjes me Valur në Islandë, KF Vllaznia doli me një deklaratë, ku distancohej nga çdo shfaqje antisportive në shkallët e stadiumit të Rejkjavik, ku kuqeblutë ia dolën të marrin barazimin.

Ndërsa fillimisht nuk kishte informacion për atë që mund të kishte ndodhur, disa media ndërkombëtare folën për një hetim të Interpol dhe Uefa për incidentet në fund të ndeshjes së luajtur në transfertë nga kuqeblutë.

Me kthimin e ekipit shkodran në atdhe dhe sipas informacioneve të përfgaqësuesve të mediave shqiptare që shoqëronin Vllazninë, është mësuar diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi pas ndeshjes.

Tifozët shkodranë janë irritur pas golit, i cili erdhi pasi kishin kaluar 3 minuta përtej shtesës prej 6 minutash, ndërsa sipas specialistëve dhe vetë trajnerit Thomas Brdariç, goli u shënua pas një fauli në dëm të portierit kuqeblu Qarri.

Po ashtu, është mësuar se presidenti Xhaferi është goditur në shpinë nga drejtues të ekipit Valur dhe është provokuar që të reagonte. Drejtuesit kuqeblu,  por edhe tifozët, kanë ruajtur gjakftohtësinë.

Është e qartë se në përfundim të ndeshjes së parë, duke parë paraqitjen e mirë të Vllaznisë, islandezët kërkojnë të favorizohen pa zbritur në fushën e blertë. Tentojnë të godasin psikologjikisht klubin shkodran dhe të dekurajojnë mbështetjen e tifozëve. Minimalisht për të zhvilluar ndeshjen ne Shkodër pa tifozë ose për ta zhvilluar atë jashtë Shqipërisë.

Problem jo i vogël për islandezët janë edhe temperaturat në Shqipëri, që me 18 korrik parashikohen deri në 40 gradë celcius, ndërsa ndeshja e parë u zhvillua në temperaturë 12 gadë celcius.

Megjithatë, klubi shkodran ka siguruar për një mikpritje ekzemplare të ekipit të Valur në Shkodër,  me parametra sigurie brenda e jashtë stadiumit “Loro Boriçi”. Fusha e blertë duhet të përcaktojë fituesin, jo manovrat jo sportive jashtë saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

14 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

15 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

15 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

15 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

15 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

15 hours ago

This website uses cookies.