Vllaznia- Valur luhet në “Loro Boriçi”, dy ish- kapitenët, Shtubina dhe Belisha: Kuqblutë kualifikohen!
Edhe pse nga pala islandeze ka pasur pretendime për moszhvillimin e ndeshjes së kthimit në stadiumin “Loro Boriçi” me pretekstin e rrezikimit të jetes së tyre, institucioni i UEFA-s ka vendosur që kjo ndeshje do të luhet mbrëmjen e së enjtes në këtë stadium. Ndërkohë, në aspektin sportiv, pas barazimit të ndeshjes së parë 2-2, dy ish kapitenët e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina dhe Amarildo Belisha janë optimist për kualifikimin e kuqebluve.
Në pritje të sfidës të së enjtes, Vllaznia ka në dispozicion edhe seancën e fundit stërvitore të ditës së mërkurë, ku tekniku Brdariç do të vendosë edhe formacionin anti-Valur.