Vllaznia- Valur, prestigj dhe para, kuqeblutë vijojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë të Conference League
Vllaznia po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e kësaj të enjte me Valur të Islandës për Konference Ligë. Kuqeblutë u arritën në shtesën e shtesës në fund të ndeshjes nga ekipi vendas në ndeshjen e parë, në një barazim 2-2 i cili është mjaft i favorshëm për shkodranët. Optimizmi është mbizotërues tek futbollistët, stafi teknik dhe ai drejtues.
Ndeshja e parë tregoi se Valur nuk është një ekip i pakalueshëm, ndërsa duket se Vllaznia në ndeshjen e “Loro Boriçit” ka edhe një aleat tjetër. Në Islandë takimi u zhvillua në një temperaturë rreth 12 gradë celcius, ndërsa ndeshja e të enjtes parashikohet në temperatura rreth 20 gradë më shumë. Dukshëm ky faktor favorizon kuqeblutë, ndërsa pritet të shkaktojë problematika për islandezët e Valur.
Po ashtu, edhe tifozeria pritet të jetë një tjetër faktor mbështetës për Vllazninë. Pritet që të jenë të shumtë në numër, nisur edhe nga rezultati pozitiv dhe paraqitja e ekipit shkodran në ndeshjen e parë.
Ndeshja e të enjtes për Konferencë Ligë, është shumë e rëndësishme edhe për shëndoshjen e financave të klubit kuqeblu. Kalimi në turin e dytë të Konferencë Ligë, do i garantonte një shpërblim 350 mijë euro nga UEFA. Ndërkohë, në total Vllaznia do tëp argëtonte 650 mijë euro, duke llogaritur 300 mijë eurot e siguruara nga pjesëmarrja në kupat e Europës.
Ndeshje prestigji, por edhe përfitime të rëndësishme financiare. Këto janë motivimi më i madh për Vllazninë në ndeshjen e kësaj të enjte në “Loro Boriçi”.