Vllaznia po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e kësaj të enjte me Valur të Islandës për Konference Ligë. Kuqeblutë u arritën në shtesën e shtesës në fund të ndeshjes nga ekipi vendas në ndeshjen e parë, në një barazim 2-2 i cili është mjaft i favorshëm për shkodranët. Optimizmi është mbizotërues tek futbollistët, stafi teknik dhe ai drejtues.
Ndeshja e parë tregoi se Valur nuk është një ekip i pakalueshëm, ndërsa duket se Vllaznia në ndeshjen e “Loro Boriçit” ka edhe një aleat tjetër. Në Islandë takimi u zhvillua në një temperaturë rreth 12 gradë celcius, ndërsa ndeshja e të enjtes parashikohet në temperatura rreth 20 gradë më shumë. Dukshëm ky faktor favorizon kuqeblutë, ndërsa pritet të shkaktojë problematika për islandezët e Valur.
Po ashtu, edhe tifozeria pritet të jetë një tjetër faktor mbështetës për Vllazninë. Pritet që të jenë të shumtë në numër, nisur edhe nga rezultati pozitiv dhe paraqitja e ekipit shkodran në ndeshjen e parë.
Ndeshja e të enjtes për Konferencë Ligë, është shumë e rëndësishme edhe për shëndoshjen e financave të klubit kuqeblu. Kalimi në turin e dytë të Konferencë Ligë, do i garantonte një shpërblim 350 mijë euro nga UEFA. Ndërkohë, në total Vllaznia do tëp argëtonte 650 mijë euro, duke llogaritur 300 mijë eurot e siguruara nga pjesëmarrja në kupat e Europës.
Ndeshje prestigji, por edhe përfitime të rëndësishme financiare. Këto janë motivimi më i madh për Vllazninë në ndeshjen e kësaj të enjte në “Loro Boriçi”.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.