Vllaznia-Valur, të enjten, ora 20:30, trajneri Brdariç dhe portieri Qarri optimist për kualifikim
Vllaznia është gati për ballafaqimin e dytë të turit të parë në UEFA Conferencë League. Pas barazimit 2 me 2 në sfidën e parë të luajtur në Islandë, kuqeblutë kanë pasur 4-5 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e kthimit, ku do të kërkojnë kualifikimin në turin e dytë. Një gjë të tillë e shprehen edhe trajneri Thomas Brdariç, si dhe portieri Kristi Qarri, të cilët u paraqiten në konferencën e shtypit të pragndeshjes.
“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë . Ndeshja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as edhe Bajrami ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja. Mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne, duhet të punojmë shumë që mos na ndodhin gjërat e ndeshjes së kaluar. Valuri është një ekip me shumë eksperiencë, nesër shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë. Mendoj se ndeshja është 50 me 50. Nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, por tani ne luajmë në shtëpinë tonë. Unë ndjehem shumë mirë këtu, me jetën. Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj, tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA”, deklaroi Brdariç.”
Në ndeshjen e parë, luajtur në Islandë, portieri Qarri ishte ndër pikat më të forta të skuadrës, ndërkohë që për ndeshjen e dytë, gardiani kuqeblu mendon se Vllaznia i ka shanset, 60-40 për t’u kualifikuar.
Sinkron-KRISTI QARRI(Portjer i Vllaznisë)
Ndeshja Vllaznia-Valur, luhet në orën 20:30 të së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi” dhe transmetohet në rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.