Vllaznia vesh Shkodrën kuqeblu, atmosferë entuziaste në praggjysmëfinalen e “Final 4” me Egnatian
Vllaznia luan të dielën gjysmëfinalen e “Final 4” duke pasur përballë Egnatian. Një ndeshje që po pritet me shumë interes nga ana e tifozërisë shkodrane, brenda dhe jashtë vendit. Atmosferën e kësaj pragndeshje po e përjeton me shumë entuziazëm edhe qyteti i Shkodrës, i cili është mbuluar me dekorin kuqeblu.
Por, a do të jetë kjo atmosferë në qytetin verior edhe pas “Final 4”, pasi shkodranët presin prej 23 vitesh titullin kampion në qytetin e tyre?
Ndeshja gjysmëfinale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia luhet të dielën në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00.