Vllaznia zbret në fushë, kuqeblutë, 8 ditë në Shkodër, më pas faza përgatitore në Bosnje

Të gjithë futbollistët që janë nën kontratë me Vllazninë janë paraqitur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës, turi i parë i të cilit luhet me datë 11 dhe 18 korrik 2024. Trajneri Brdariç, që në këtë sezon të ri do të ketë në krah edhe Vioresin Sinanin, i cili zëvendëson Shtubinën që shkon drejtor teknik tek Akademia, komenton merkaton si dhe pritshmëritë për Kupat e Europës dhe sezonin e ri futbollistik.
Stërvitja e skuadrës kuqeblu do të vijojë për tetë ditë në Shkodër dhe më pas skuadra do të zhvendoset në Bosnje për fazën përgatitore themelore.