Vllaznia zgjohet me vonesë, Dinamo triumfon në “Loro Boriçi”

Vllaznia dinamo

Emocione dhe gola në “Loro Boriçi”, me Dinamon që ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-2 përballë Vllaznisë në ndeshjen e javës së 16-të të Superiores që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.   

Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Zabërgja zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të pakapshme në shtyllën e largët. Kur pritej reagimi i skuadrës shkodrane, dinamovitët godasin përsëri dhe këtë herë është Nani që tund rrjetën. 2-0 për Dinamon, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, përsëri Dinamo, përsëri Nani, tabela elektronike shënon 0-3 në minutën e 53-të. Vllaznia zgjohet shumë vonë, në minutën e 87 Çoba shkund skuadrën, ndërsa Spahija në minutën e 89-të ngjal shpresat, 2-3.

Megjithatw, në minutat e pakta të mbetura nuk ndodh asgjë më shumë, Dinamo i gëzohet fitores dhe ngjitjet në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia bie në vendin e 4-ët me 25 pikë.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.