Vllaznia zhgënjen, lamtumirë Conference League
Vllaznia i thotë lamtumirë Conference League. Kuqeblutë, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Islandë përballë Valur, kanë zhgënjyer në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” duke pësuar një humbje 0-4.
Shkodranët e nisën ndeshjen me mjaft besim, duke u nisur dhe nga paraqitja e bërë në ndeshjen e parë, por shkatërruan gjithçka në tre minuta duke lejuar pësimin e dy golave, K.Sigurdsson 13′ dhe Tryggvason 16′.
E kotë për të pritur një reagim kuqeblu, pasi Pedersen 36′ firmosi për 3-0, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë Haraldsson 68′ kompletoi “pokerin” e islandezëve përballë një Vllaznie të shthurur që nuk ngjante me atë të një jave më parë.