Categories: LajmeRajoni

VMRO-DPMNE me kandidate për presidente, Taravari propozon zgjedhjen nga Kuvendi

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka njoftuar se Prof. Gordana Siljanovska është e vetmja që ka dorëzuar kandidaturën për postin e presidentes.

Znj. Siljanovska, një profesoreshë e së drejtës kushtetuese dhe ish-pjesëtare e qeverive të paspavarësisë së Maqedonisë, ishte kandidate edhe në vitin 2020 përballë kandidatit të socialdemokratëve (LSDM), Stevo Pendarovski, i cili në fund fitoi edhe me mbështetjen e partive shqiptare.

Këtë vit, sondazhet tregojnë se VMRO-DPMNE e ka rritur avantazhin ndaj LSDM-së në pushtet dhe aleatit të saj shqiptar, BDI.

Deri tani, për presidencën e Maqedonisë së Veriut kanë shpallur ambicien Arben Taravari nga radhët e opozitës shqiptare dhe Biljana Vankovska e partisë Levica.

Z. Taravari propozoi një ditë më parë që presidenti i vendit në të ardhmen të votohet nga Kuvendi. 

Unë dhe partnerët e mi do të angazhohemi që në kushtetutë të përfshihen tri elemente: futja e bullgarëve, heqja e 20-përqindëshit dhe presidentin e shtetit ta zgjedhë Kuvendi… Ftojmë shqiptarët dhe BDI-në që të mbështesë vizionin tim dhe kandidaturën time,” tha z. Taravari.

Maqedonia e Veriut ka caktuar 24 prillin si raundin e parë të garës presidenciale, ndërsa raundi i dytë do të organizohet së bashku me zgjedhjet e përgjithshme më 8 maj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

1 hour ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

2 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

2 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

2 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

2 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago

This website uses cookies.