Vodhi automjetin e një shtetasi, prangoset 38- vjeçari
Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë dhe të prangosë një shtetas 38-vjeçar, banues në lagjen “Vasil Shanto”, i cili dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin tip “Golf 4 të një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.
Blutë kanë sekuestruar automjetin e vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi. Njëkohësisht është sekuestruar dhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.