Vogëlushja që dashuron këngën dhe pianon / Jasemin Çaku, vetëm 4- vjeçe mori pjesë në konkursin “Bilbilat e Vegjël”

Jasemin Çaku, vajza e talentuar nga Shkodra, ishte vetëm 4-vjeçe, kur për herë të parë mori pjesë në konkursin “Bilbilat e Vegjël”, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, e cila mban emrin Kujtim Alija, për t’u bërë më pas pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë.
Që nga ajo periudhë e deri sot në moshën 12 vjeçare, Jasemin merr pjesë rregullisht në finalet e bilbilave të vegjël, ku është vlerësuar dy herë me çmime të para një të tretë tek Tirana talent”.
Vitin e kaluar, në Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve, Jasemin rrëmbeu çmimin e tretë me këngën e kompozitorit Zef Çoba.
Përvec këngës, vogëlushja ndjek prej gjashtë vitesh edhe kursin e pianos, me mësuese Viola Paçramin.
Jasemin Çaku është në klasën e gjashtë në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe është ndër nxënëset e dalluara të shkollës .