Lajme

Vogëlushja që dashuron këngën dhe pianon / Jasemin Çaku,  vetëm 4- vjeçe mori pjesë në konkursin “Bilbilat e Vegjël”

Jasemin Çaku, vajza e talentuar nga Shkodra, ishte vetëm 4-vjeçe,  kur për herë të parë mori pjesë në konkursin “Bilbilat e Vegjël”, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, e cila mban emrin Kujtim Alija, për t’u bërë më pas pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë.

 Që nga ajo periudhë e deri sot në moshën 12 vjeçare, Jasemin merr pjesë rregullisht në finalet e bilbilave të vegjël, ku është vlerësuar dy herë me çmime të para një të tretë tek Tirana talent”.

Vitin e kaluar, në Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve, Jasemin rrëmbeu çmimin e tretë me këngën e kompozitorit Zef Çoba.

Përvec këngës, vogëlushja ndjek prej gjashtë vitesh edhe kursin e pianos, me mësuese Viola Paçramin.

Jasemin Çaku është në klasën e gjashtë në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe është ndër nxënëset e dalluara të shkollës .

Blerti Delija

Recent Posts

Gropa me ujë përmes varrezave  – Banorët kërkojnë të ndërhyhet në rrugën e “Stom Golemit”

Kjo është gjendja e rrugës përmes varrezave publike të “Stom Golemit”, në Shkodër që lidhet…

3 minutes ago

Investime në Rrethina të Shkodrës – Rruga “Hysaj” në fshatin Golem po merr një pamje krejt tjetër

Bashkia Shkodër ka nisur investimin  në rrugën "Hysaj” në fshatin Golem në Njësinë Administrative Rrethina,…

9 minutes ago

Dajçi probleme me energjinë elektrike – Banorët: Shkak amortizimi i rrjetit, nuk është investuar prej vitesh

Në Njësinë Administrative të Dajçit nga Bashkia Shkodër është investuar së fundmi për sistemin e ndriçimit rrugor, duke sjellë një përmirësim…

17 minutes ago

Kush e fiton Champions League sipas Superkompjuterit të Optas?

Si kanë ndryshuar shanset e skuadrave favorite për fitoren përfundimtare pas përcaktimit të shortit dhe…

20 minutes ago

Dita e Faunës së Egër – Maçaj: Kamerat kurth kanë zbuluar disa lloje

3 Marsi është Dita Botërore e Jetës së Egër. Shefi i menaxhimit në Administratën e…

44 minutes ago

Goditjet në tru – Sipas mjekëve, shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë

Goditjet në tru janë sëmundje që shkaktojnë vdekshmëri dhe invaliditet të lartë.  Viti 2024 në…

46 minutes ago

This website uses cookies.