Vokshi: Kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi

d1bd536f068c4fc2bb12c208a607033b
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Në një deklaratë për media, demokratja Vokshi u shpreh se katër prej koncesioneve në këtë sektor kanë mungesë të theksuar të transparencës, ndërsa theksoi se shqiptarët paguajnë miliona euro për këto koncesione.
“Shqiptarët paguajnë miliona euro për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Katër prej koncesioneve kanë mungesë të theksuar transparence.
Kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për koncesionet në sektorin e shëndetësisë”, tha Vokshi.