Vokshi nga Strasburgu: Do përdorim çdo mjet ligjor për zgjedhje të lira. Opozita po kërcënohet!

Deputetja e Partisë Demokratike,  Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp në Parlamentin Europian në Strasburg ka dhënë detaje në lidhje me takimet dhe diskutimet që kanë pasur përfaqësuesit demokratë me eurodeputetet.

Sipas saj, deputetet kanë zhvilliar takime intensive në Parlamentin Europian, ku janë takuar me Zv. Presidentin e PE me disa kryetar komisionesh, Reporter dhe grupe të ndryshme politike, jo vetëm grupet e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Kemi informuar situatën e rënduar të demokracisë në Shqipëri përtej asaj fasade shumëngjyrëshe të paguar me propagandë e stërmadhe që vjen nga paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Sipas deputetes Vokshi, në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues kur në pushtet ka ardhur e majta, në vend nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu në deklaratën e saj deputetja opozitare ka deklaruar se gjatë takimeve të zhvilluara në Parlamentin Europian kemi informuar eurodeputetët dhe për situatën në të cilët ndodhen disa prej liderëve të opozitës që mbahen në presion dhe shantazhohen me procese dhe hetime penale.

Vokshi theksoi në fjalën e saj, se kanë informuar europarlmentarët edhe për arrestimin pa fakte e prova të liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili është ndaluar qëllimisht për të dëmtuar PD-në, apo dhe ‘rrëmbimin’ nga policia të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Referuar dhe në raportet e fundit vazhdon deputetja demokrate, të gjitha indikacionet që vijnë nga institucionet e specializuara gjata takimeve që zhvilluam u ndalëm gjatë dhe në korrupsionin ku është zhytur vendi.

“Ditët e fundit është vërejtur edhe më shumë persekutimi dhe sulmi I drejtuar ndaj opozitës është I qëllimshëm. Ku për fat të keq, kjo mazhorancë po përdor drejtësinë politikisht për të sulmuar dhe persekutuar opozitën.  Ky është një sulm I paprecedent me qëllim shkatërrimin e saj para zgjedhjeve të vitit 2025. ne informuam të gjithë miqtë tanë , dhe jo vetëm, lidhur me të gjithë situatën  e krijuar me lidershipi e opozitës e cila ose është nën arrest  me burg, arrest shtëpie apo kërcënohet me kallëzime penale. Kemi informuar për liderin e PD-së Sali Berisha I cili prej një viti është në arrest shtëpie pa akuzë, pa dëshmuar dhe pa fakte dhe qëllimi është për të hyrë në zgjedhje pa liderin e partisë.  Gjithashtu e informuam dhe për kolegun tonë Ervin Salianji.  Gjithashtu Informuam eurodeputetet për rrëmbimin në mest të ditës të ish-Presidentit të Republikës , z. Meta.  Pamjet ishin shokuese dhe nuk mund të ndodhi në një vend që pretendon të jetë pjesë e BE“.

Më tej duke zbardhur takimet tha se një nga kërkesat tona ishte krijimi I një qeverie teknike që të kujdesej në muajt e fundit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.