Volej, sukses historik për UNISHK – Skuadra e djemve shpallet kampione kombëtare e universiteteve

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka pritur ekipin e volejbollit të djemve të universitetit, pasi ky i fundit u shpall kampion kombëtar i universiteteve.
Rektori Gjuraj ka përgëzuar djemtë për suksesin e arritur.
Gersi Jula, u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit, duke treguar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, skuadra e volejbollit të djemve të universitetit pritet të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar.
Në finalen e madhe, ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” u përball me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe, pas një loje mbresëlënëse, triumfuan dhe ngritën Kupën e Kampionatit!