Vllaznia në volejboll për femra e ka mbyllur konkurimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, pasi me humbjen e pësuar në shtëpi me Tiranën.
Përballë një Tirane, e cila vinte në Shkodër me bileten e gjysmëfinalistes të siguruar më herët, presioni ishte mbi Vllazninë që i kërkohej patjetër fitorja për t’u kualifikuar.
Luftoi fort në setin e parë, por në pikët vendimtare ishte Tirana që e mbyll me fitore 22-25.
Shumë luftarak, me rivalitet dhe emocione seti i dytë, me një Vllazni që ishte shumë pranë fitores, por është përsëri Tirana që në pikët shtese fiton 26-28 duke kryesuar me sete 0-2.
Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda përmirësohen në setin e tretë, të cilin e fitojnë me shifrat 25-19 duke rihapur ndeshjen.
Kur u mendua se Vllaznia do të ecte me këtë ritëm, që me një fitore të setit të katërt do ta çonte ndeshjen me set final, është Tirana që rikthehet fuqishëm në lojë.
Falë edhe disa gabimeve të volejbollisteve kuqeblu, Tirana e mbyll këtë set me fitore 15 me 25 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.
Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia tashmë është e përqëndruar tërësisht në ndeshjet e kampionatit me objektivin e sigurimit të një vendi mes katër më të mirave të kampionatit.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.