Volejboll femra, largohet presidenti / Florian Zekja ka njoftuar se nuk do të vijojë bashkëpunimin me Vllazninë
Vllaznia e volejbollit femra, nuk do të ketë më mbështetjen financiare të presidentit Florian Zekja për pjesën e dytë të sezonit. Një gjë të tillë, Zekja e sqaron në prononcimin e tij dhënë për RTSH Shkodra, duke deklaruar se kontrata e tij me Bashkinë Shkodër për të sponsorizuar volejbollin shkodran të femrave ka përfunduar me mbylljen e vitit të kaluar, ndërkohë që sipas tij, thirrjet për projektet e reja në këtë periudhë të zhvillimit të kampionatit nuk janë në momentin e duhur.
Me këtë rast, biznesmeni i njohur që mbështeti për dy vite me radhë volejbollin shkodran të femrave, falenderon ato me të cilët bashkëpunoi.
Gjithsesi, edhe pse ka vendosur të largohet për momentin, Zekja pohoi në prononcimin e tij, se nëse në vitet e ardhshme, ana organizative do të ketë ndryshime sa i përket ligjit të sportit, ai mund të ribashkëpunojë me volejbollin shkodran.