Volejboll femra, Paris 2024: SHBA- Itali finalja për medaljen e artë
![SHBA- Itali](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/SHBA-Itali.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Është përcaktuar çifti finalist në volejbollin e femrave në Lojërat Olimpike, Paris 2024. SHBA– Itali do të jetë finalja e madhe, që do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të fitojë medaljen e artë në kryeqytetin francez.
Kampionet olimpike në fuqi, vajzat amerikane kanë mposhtur në gjysmëfinale Brazilin me rezultatin 3-2. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Italia ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Turqinë.
Finalja e volejbollit të femrave SHBA- Itali do të zhvillohet në 11 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.