Liga Gjergj Kastrioti e volejbollit të meshkujve, Shqipëri-Kosovë ka zhvilluar ndeshjet e ndeshjet e ditës së katërt e të pestë për grupet A dhe B, teksa janë mësuar edhe tri skuadrat të kualifikuara për në gjysmëfinale, të cilat janë Partizani, Tirana dhe Peja. Ndërkohë, shumë pranë kualifikimit është edhe Ferizaj, ndërsa Vllazninë e mban në lojë vetëm matematika. Në grupin A ku luan edhe ekipi i Vllaznisë, takimet u zhvilluan me grumbullim në palestrën e Farkës. Përballja e parë e këtij raundi për grupin A ishte ajo mes Ferizajt dhe Vllaznisë. Një takim që nisi mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, të cilët fituan setin e parë me shifrat 25-21, por ndërkohë, skuadra kosovare e Ferizajt arriti të merrte tre sete radhazi, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3. Më tej, po në këtë grup Partizani mposhti Skënderbeun e Kosovës në shifra të pastra 0-3. Në raundin e pestë të grupit A për Ligën Gjergj Kastrioti, në kalendar ishin dy përballjet e tjera, Partizani-Ferizaj dhe dhe Vllaznia-Skënderbeu i Kosovës. Në sfidën e parë, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri likuiduan Ferizajn duke e mundur me rezultatin 0-3, ndërkohë që në duelin mes Vllaznisë dhe Skënderbeut u deshën pesë sete për të përcaktuar fituesin e krejt ndeshjes. Një takim tepër interesant, që zgjati mbi 2 orë, ndërsa në fund festuan shkodranët, të cilët fituan të gjithë ndeshjen 3-2. Tashmë pas pesë ndeshjesh, Partizani kryeson me 10 pikë, në vend të dytë renditet Ferizaj me 9, ndërsa më pas vijnë Vllaznia e treta me 6 pikë dhe Skënderbeu që mbyll tabelën në kuotën e 5 pikëve. Duke lënë pas ndeshjet e Ligës Gjergj Kastrioti, gara e volejbollit meshkuj, tashmë spostohet në Superligën e volejbollit shqiptar, ku skuadra kuqeblu do të përballet me Studentin. Një përballje kjo me shumë rëndësi për Vllazninë sa i përket zonës Play Off, pasi aktualisht kuqeblutë janë të tretët në renditje me 14 pikë po aq sa ka edhe Tirana, ndërkohë që Studenti është i pesti me 13 pikë, por që, nëse fiton me Vllazninë këmben vendet me të në renditje.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.