Volejboll Meshkuj, Tirana fiton në “Qazim Dervishi”/Shkodranët humbasin 3-0 përballë kryeqytetasve
Ndryshe nga ekipi i femrave, ai i meshkujve të volejbollit të Vllaznisë nuk ka arritur dot ta fitojë ndeshjen e javës së katërt të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët u mundën me rezultatin e pastër 0-3 nga Tirana, brenda në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.Pas 4 ndeshjesh, Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka arritur të marrë dy fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar 5 pikë dhe ndodhet e pozicionuar në vendin e tretë në Grupin B. Me dy ndeshje ende për t’u zhvilluar, kuqeblutë kanë të pasigurt nëse do të arrijnë të sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinale apo jo.