Categories: LajmeSport

Volejboll, nis kampionati kombëtar

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra dhe Meshkuj nis në fundjavë sezonin e ri të nivelit më të lartë të tij, Superligës, teksa ndeshjet luhen të premten dhe të shtunën. Kështu, tek femrat, kampionia në fuqi, Partizani, e nis të premten pasdite mbrojtjen e titullit në Durrës, aty ku në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, do të përballet me Teutën, duke nisur nga ora 16:00. Po në të njëjtën orë, Lushnja përballet me Barleti Volejin në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë të Farkës.

Dy takimet e tjera të javës së parë luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 13:00, Pogradeci pret në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës Tiranën, ndërsa në të njëjtën sallë, 4 orë më pas Vllaznia përballet me Skënderbeun vendas. Ndërkaq, tek meshkujt, gjithçka nis të premten, në ora 17:00, aty ku Elbasani vendas do të presë në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” Studentin, ndërsa një orë më pas, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, zbresin në parket Teuta vendase dhe Partizani.

Dy takimet e tjera të javës së parë luhen të shtunën dhe duke nisur nga ora 15:00, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu pret Vllazninë, ndërsa në ora 19:00, luhet në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Shijak përballja midis rivaleve të viteve të fundit, Erzenit dhe Tiranës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

17 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.