Volejbolli shkodran humb Mikopulën/ Kolegët e tij të sportit, flasin për vlerat e Adrianit si volejbollist dhe trajner
I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 60-të vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë që e mundonte, ish volejbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Adrian Mikopula është përcjellë sot me respekt për në banesën e fundit nga komuniteti i qytetit të Shkodrës. Mes tyre, ishin edhe njerëzit e sportit, të cilët flasin me respekt për figurën e kolegut të tyre.Na karreieren e tij sportive si volejbollist i Vllaznisë, Adrian Mikopula ka fituar tre Kupa të Republikës, ndërkohë që më pas ka vijuar me sukses detyrën e trajnerit të volejbollit të femrave si dhe meshkujve. Traditën e tij në sportin e volejbollit po e vazhdon më së miri e bija e tij, volejbollistja e talentuar Adma Mikopula.