Volf: Po bëj gjithçka që Hemilton të qëndrojëKreu i “Mercedes”-it, Toto Volf, …

Volf Po bej gjithcka qe Hemilton te qendroje Kreu i

Volf Po bej gjithcka qe Hemilton te qendroje Kreu i

Volf: Po bëj gjithçka që Hemilton të qëndrojë

Kreu i “Mercedes”-it, Toto Volf, ka këmbëngulur se po gjithçka mundet për ta bërë Ljuis Hemiltonin të qëndrojë përtej 2023-shit. 7 herë “kampioni i botës” është në vitin e fundit të një kontrate që ai nënshkroi në vitin 2021 dhe prej disa muajsh vijojnë bisedimet për një kontratë të re. Asgjë nuk është finalizuar në këtë periudhë dhe, në një intervistë dhënë për rrjetin prestigjioz britanik, BBC, ai ka përsëritur edhe një herë se po bën gjithçka në kapacitetin e tij, që ta mbajë Hemiltonin tek “Mercedes”-i, pasi e cilëson atë si “një kolonë të rëndësishme të skuadrës”.

“Në fakt, shpresoj shumë të jetë kështu”, – u përgjigj ai, kur u pyet nëse mendonte se piloti britanik do të qëndronte. Po bëj gjithçka mundem që ta bëj të qëndrojë.” Më tej, kreu i “Mercedes”-it u pyet se si do ta bindte 38-vjeçarin të qëndronte me makinat e ashtuquajtura “Silver Arroës” përtej këtij viti, pavarësisht rënies në paraqitjen e makanive në krahasim me sezonet kur fitonin tituj “kampion” si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë që ta bindim atë”, – është përgjigjur Volfi, duke vijuar: “Ai i di të gjitha të mirat që ne kemi, por edhe që ne kemi vuajtur me makinat vjet dhe këtë vit dhe besoj se ai do të jetë pjesë e ringritjes së skuadrës.”

Duke qenë se të dy kanë punuar së bashku tek “Mercedes”-i për pjesën më të madh të 10-vjeçarit të fundit, Volfi zbuloi se Hemiltoni për të është më bërë më tepër sesa një pilot, ndonëse nuk e fshehu se kanë patur edhe mosmarrëveshje të ndryshme gjatë këtij udhëtimi. “Ljuisi është shndërruar në një mik për mua, edhe pse gjatë viteve kemi patur edhe momente të vështira”, – ka përfunduar ai.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.