Categories: Lajme

Von der Lajen: Prishtina të zbatojë Asociacionin, Serbia ta njohë de facto Kosovën

Bashkimi Evropian pret nga Kosova dhe Serbia që të punojnë për normalizimin e raporteve dypalëshe dhe që secila palë të lëshojë diçka për ta avancuar marrëdhënien.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen (o. Ursula Von der Leyen) ndaloi të hënën në Prishtinë si pjesë e turit të saj ballkanik për t’i njohur vendit e rajonit me planet e BE-së për integrimin, 30 miliardë dollarë investime dhe për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Në kryeqytetin kosovar ajo takoi presidenten Vjosa Osmani.

Ftojmë Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara. Edhe në Serbi do të diskutoj hapat që duhet të ndërmarrë Serbia për njohjen de facto,” tha presidentja e KE-së në konferencën e përbashkët për shtyp.

Znj. Fon der Lajen ripërsëriti se nuk pajtohet me sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Ne e dënojmë me forcë sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit dhe shpreh ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e policit të vrarë. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm dhe autorët duhet të vihen para drejtësisë.

BE është e zotuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit si pjesë e unionit. Kosova ka bërë një progres shumë të qëndrueshëm. Ju përgëzojmë për punën dhe përpjekjen për fuqizimin e demokracisë. Ka shumë punë për t’u bërë, por ju siguroj se këtë rrugë do e kalojmë së bashku. Më kujtohet viti i kaluar kur të dyja bëmë thirrje për liberalizimin e vizave. Këtë vit pothuajse ia dolëm. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do shijojnë lëvizjen e lirë në BE. Është gur themeli i rëndësishëm për përforcimin e marrëdhënieve tona,” tha znj. fon der Lajen.

Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e presidentes së KE-së në rrugën evropiane të Kosovës dhe që vendi të çlirohet nga masat ndëshkuese që i janë vendosur.

Për ne e ardhmja në BE dhe NATO nuk është vetëm qëllim: është motivi themelor që formëson veprimet e përditshme të institucioneve tona. Si dëshmi për këtë, të udhëhequr nga vullneti i popullit tonë, institucionet e Republikës së Kosovës dorëzuan zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në këtë drejtim ne llogarisim në mbështetjen tuaj, presidente, për të marrë statusin e vendit kandidat në të ardhmen e afërt në përputhje me qëllimin strategjik të BE-së për t’i hapur dyert për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bazuar në një proces të meritave,” theksoi presidentja Osmani në konferencën e përbashkët pas takimit me homologen Fon der Lajen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

1 day ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

1 day ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

1 day ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

1 day ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

2 days ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

2 days ago

This website uses cookies.