Von der Leyen apel Perëndimit: Ukrainasve u nevojiten armë që të fitojnë kundër Rusisë
Perëndimi nuk duhet të ulë ritmet e furnizimit të Ukrainës me armë dhe para, nëse do që Kievi të arrijë sukses në luftën kundër Rusisë.
Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen (o. Von der Leyen) gjatë fjalës në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.
“Ukraina mund të triumfojë në këtë luftë por ne duhet të vijojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ukrainasit kanë nevojë për financime të parashikueshme përgjatë 2024-ës dhe përtej tij. Kanë nevojë për furnizim të mjaftueshëm me armë për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rimarrë nën kontroll territorin që iu përket me të drejtë,” u shpreh ajo.
Në Forumin ekonomik të Davosit ndërkohë ka shkuar edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili është takuar me Fon der Lajen, por edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një postim në platformën X, Zelenski bëri të ditur se e kishte falënderuar Stolteberg për mbështetjen si dhe që me të kishin diskutuar situatën në vijën e frontit.