Von der Leyen: BE duhet të përdorë asetet e ngrira ruse për ushtrinë e Ukrainës
BE -ja duhet të konsiderojë përdorimin e fitimeve nga asetet e ngrira ruse për të blerë furnizime ushtarake për Ukrainën , tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Është koha për të filluar një bisedë rreth përdorimit të fitimeve të aseteve të ngrira ruse për të blerë së bashku pajisje ushtarake për Ukrainën“, i tha ajo parlamentit evropian në një fjalim duke i kërkuar BE-së të bëjë më shumë në politikën e mbrojtjes.
“Nuk mund të ketë asnjë simbol më të fortë dhe asnjë përdorim më të madh për ato para sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, theksoi von der Leyen./ The Guardian