Von der Leyen emëron ekipin e ri të KE. Sllovenes Marta Kos i besohet integrimi i Ballkanit dhe bllokut lindor
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka bërë publike këtë të martë (17 shtator) ekipin e saj të punës duke emëruar komisionerët më të lartë në Strasburg.
Von der Leyen ka zbuluar ekipin e saj të emëruar të Komisionerëve Evropianë dhe fushat e politikave ose “portofolet” që do t’u kërkojë atyre të drejtojnë gjatë pesë viteve të ardhshme, ku në krye të renditjes me rolet e nënpresidentëve ekzekutivë janë francezë, finlandezë, estonezë, letonezë, rumunë dhe spanjollë.
“Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën. Së bashku, ne do të jemi një ekip, duke punuar drejt një qëllimi të përbashkët. Për ta bërë Evropën më të fortë”, ka thënë ajo.
Pjesë e ekipit është edhe emërimi i një posti të ri, asi i Komisionerit të Mbrojtjes së BE, që është zgjedhur Andrius Kubilius i Lituanisë. Ky është një posti i ri i krijuar për të ndërtuar kapacitetin e prodhimit ushtarak evropian përballë agresionit rus në krahun lindor të Evropës.
Von der Leyen tha se Komisioni i ri do të fokusohet në prosperitetin, sigurinë dhe demokracinë, si dhe konkurrencën shumë të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin.
“Ne duam të ndërtojmë një ekonomi konkurruese, , ku fokusi ndo të jetë edhe te mjedisi. Ndryshimi i klimës është sfondi kryesor i gjithçkaje që po bëjmë,” tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Krahasuar me mandatin e saj të parë pesëvjeçar, tema e sigurisë, e shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë, por edhe tema e konkurrencës dhe ekonomisë kanë fokusin dhe ndikimin kryesor në përbërjen e ekipit të ri të saj.
Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore me ligjvënësit në Parlamentin Evropian, të cilët duhet të nënshkruajnë emërimin e tyre.
Politikat e zgjerimit të BE
Politikat e zgjerimit të BE dhe puna me vendet që dëshirojnë të jenë pjesë e unionit i është besuar sllovenes Marta Kos.
Ajo është emëruar në rolin e Komisioneres për Zgjerim, e cila do të ketë në fokus të punës së saj politikat e zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor por edhe bllokun e Lindjes.
Komisionerja e Zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit vijojnë negociatat për anëtarësimin e tyre në unionin evropian. Pjesë e punës së Marta Kos është edhe integrimi i bllokut lindor si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia.
Më herët Marta Kos ka mbajtur postin e ambasadores së Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër si dhe ka punuar në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.
Ndarja e portofoleve të saj të politikave:
Austri – Magnus Brunner – Komisioner për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin
Belgjikë – Hadja Lahbib – Komisioner për Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave
Bullgari – Ekaterina Zaharieva – Komisionere për Startups, Kërkim dhe Inovacion
Kroaci – Dubravka Šuica – Komisioner për Mesdheun
Qipro – Kostas Kadis – Komisioner për Peshkimin dhe Oqeanet
Republika Çeke – Jozef Sikela – Komisioner për Partneritetet Ndërkombëtare
Danimarkë – Dan Jørgensen – Komisioner për Energjinë dhe Strehimin
Estoni – Kaja Kallas – Zëvendëspresidente Ekzekutive për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Mbrojtjes
Finlandë – Henna Virkkunen – Zëvendëspresidente Ekzekutive për Sovranitetin Teknik, Sigurinë dhe Demokracinë, Komisioner për Teknologjitë Dixhitale dhe Kufitare
Francë – Stéphane Séjourné – Zëvendës President Ekzekutiv për Prosperitetin dhe Strategjinë Industriale, Komisioner për Industrinë, NVM-të dhe Tregun Unik
Gjermani – Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian
Greqi – Apostolos Tzitzikostas – Komisioner për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm
Hungari – Olivér Várhelyi – Komisioner për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve
Irlandë – Michael McGrath- Komisioner për Demokraci, Drejtësi dhe Sundim të Ligjit
Itali – Raffaele Fitto – Zëvendës President Ekzekutiv për Kohezionin dhe Reformat, Komisioner për Politikat e Kohezionit, Zhvillimin Rajonal dhe Qytetet
Letoni – Valdis Dombrovskis – Komisioner për Ekonominë dhe Produktivitetin; Zbatimi dhe Thjeshtimi
Lituani – Andrius Kubilius – Komisioner për Mbrojtjen dhe Hapësirën
Luksemburg – Christophe Hansen – Komisioner për Bujqësinë dhe Ushqimin
Maltë – Glenn Micallef – Komisioner për drejtësinë, kulturën, rininë dhe sportin ndërmjet brezave.
Holandë – Ëopke Hoekstra – Komisioner për Klimën, Net-Zero dhe Rritjen e Pastër, gjithashtu përgjegjës për taksat
Poloni – Piotr Serafin – Komisioner për Buxhetin, Kundër Mashtrimit dhe Administratën Publike
Portugali – Maria Luis Alburquerque – Komisionere për Shërbimet Financiare dhe Unionin e Kursimeve dhe Investimeve
Rumani – Roxana Mînzatu – Zëvendës Presidente Ekzekutive për Njerëzit, Aftësitë dhe Përgatitjen, Komisionere për Aftësitë, Arsimin, Punë cilësore dhe të Drejtat Sociale
Sllovaki – Maroš Šefčovich – Komisioner për Tregti dhe Siguri Ekonomike; Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Transparenca
Slloveni – Marta Kos – Komisionere për Zgjerimin, gjithashtu përgjegjëse për pjesën lindore dhe rindërtimin e Ukrainës
Spanjë – Teresa Ribera – Zëvendës Presidente Ekzekutive për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurruese, Komisionere për Konkurrencën
Suedi – Jessika Rosëall – Komisionere për Mjedisin, Rezistencën ndaj Ujit dhe një Ekonomi rrethore Konkurruese