Categories: BotaLajme

Von der Leyen nis bisedimet strategjike për të ardhmen e bujqësisë në BE

Bashkimi Evropian duhet të tejkalojë polarizimin në sektorin e tij agroushqimor përmes dialogut. Kështu u shpreh presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen ndërsa fermerët e disa vendeve të bllokut kanë mbajtur protesta kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe në një kohë që blloku po përgatitet për zgjedhjet e parlamentit evropian që mbahen në qershor.

Von der Leyen, e cila synon të rizgjidhet në krye të organit ekzekutiv të BE-së, lancoi të enjten Dialogun Strategjik për të ardhmen e bujqësisë, një forum i ri që detyrë do të ketë formimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e sektorit agrobujqësor të BE-së. 

Presidentja e Komisionit Evropian e vuri theksin tek rëndësia që sektori agrobujqësor ka bërë bllokun ndërsa pranoi sfidat me të cilat po përballet ai, por ndërkohë theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane, që kundërshtohet nga fermerët, e cila sipas Von der Leyen është jetësore për ruajtën e natyrës.

Prej kohësh, fermerët në disa vende evropiane protestojnë ndaj shtimit të kostove të prodhimit, si dhe ndaj rregulloreve nën marrëveshjen e gjelbër evropiane, nën të cilën deri në 2030-ën, duhet të reduktohen me 43 për qind emetimet e gazeve të efektit serë.  Në Francë, protestat vijojnë prej dy javësh ku fermerët, të cilët kanë krijuar bllokada nëpër rrugë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

47 minutes ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

54 minutes ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

58 minutes ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

1 hour ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

1 hour ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

1 hour ago

This website uses cookies.